Orët e para të ditës së martë në territorin e Shqipërisë do të jenë me kthjellime e vranësira të shpeshta duke sjellë mundësinë për shira të dobët në zona të izoluara të Ultësirës Perëndimore.
Por pasditja lokalizon vranësirat drejt Lindjes së territorit duke gjeneruar shira të përkohshëm në Veri- Verilindje.
Në mbrëmje dhe gjatë natës, kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme do të ketë pjesa më e madhe e territorit shqiptar.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ruajnë vlera të njëjta gjatë mëngjesit por rritje të lehtë sjell mesdita kur pritet maksimumi MBI 32°C.
Era do fryjë e lehtë por mesatare në Veri-Verilindje, me shpejtësi deri 35 km/h nga Perëndimi ndërsa në det dallgëzimi vijon 1-2 ballë.
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...