Moti në Shqipëri

07:16 | 12 Tetor 2024
K.B

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në veri dhe zona të izoluara në qendër duke rrezikuar rrebeshe të izoluara shiu, por pasmesditës priten largim gradual i vranësirave në të pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira vetëm zonën malore Lindore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare në të gjithë Shqipërinë. Të njëjtat kushte të qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojnë në mbrëmje edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në në dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 9°C vlera minimale deri në 26°C vlera maksimale që pritet përgjatë zonës së ulët.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim MBI 3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme