Qarkullimi i masave ajrore me origjinë afrikane do të sjellë në territorin shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, por pas mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, ku më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Megjithatë nuk priten reshje. Gjatë natës pritet shtim i vranësirave dhe lagështirës në ajër në të gjithë Shqipërinë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopi deri në 32°C vlera më e lartë e cila do të shënohet përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Era do të fryjë mesatare deri e e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./abcnews.al
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?