Kalimi i një sistemi frontal nga Mesdheu drejt Ballkanit do të kushtëzojë në territorin shqiptar mot të paqëndrueshëm; ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante: më të theksuara në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.
Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të vijojë më vranësira dhe rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit; kjo situatë atmosferike do të na shoqërojë deri në orët e vona të mbrëmjes kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit.
Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 2°C deri në 18°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë kryesisht mesatare por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 3-4 ballë./abcnews.al
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?