Google ADS

Moti në Shqipëri

08:32 | 18 Maj 2017
Arbresh.info

Pjesa më e madhe e territorit do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Sipas MeteoAlb, po ashtu edhe pasditja do të mbetet në ndikimin e motit të qëndrueshëm duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta duke lënë me kthjellime dhe vranësira të lehta zonat malore.

Përsa i përket, temperaturave të ajrit nuk do të pësojnë ndryshime në vlerat minimale ndërsa vlerat maksimale do të pësojnë rritje të lehtë të tyre.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 28 km/h nga drejtimi verilindor duke bërë që në det të gjenerohet dallgëzim 1 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme