Moti në Shqipëri

07:27 | 24 Shkurt 2023
K.B

Fluksi i rrymave ajrore të ngrohta Mesdhetare po zhvendoset drejt Europës juglindore , duke u zëvëndësuar më rryma ajri pjesërisht të paqëndrueshme ku priten reshje shiu gjatë fundajvës në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore. Prani të pakta të reshjeve në skajet veriore.

Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë me rritje në mëngjes pa ndryshime në mesditë.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore 3/14°C
Zona e ulët 5/18°C
Zona bregdetare 10/17°C/abcnews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme