Sipas MeteoAlb, do te vijë nën mbizotërimin e masave ajrore të ftohta nga verilindja e Evropës i gjithë territori shqiptar duke kushtëzuar mot të qëndrueshëm ku kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta por me vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.
Orët e pasdites do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin por pa reshje. Lagështira e lartë në ajër në shumë zona të vendit do të bëjë që i ftohti të ndjehet edhe më shumë. Edhe gjatë natës mbetemi nën ndikimin e motit te kthjellët por të ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi permanent verilindor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...