Shqipëria këtë të shtunë do të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të pakta shiu.
Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen, duke bërë që reshjet të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin.
Reshje më të dendura shiu do të ketë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 20°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë. /tch/
Dita Ndërkombëtare e mosndëshkimit të krimeve kundër gazetar...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Gjermani?
Tifozët e Al Hilal thërrasin emrin e Messit gjatë ndeshjes m...
Tentuan të mashtrojnë rreth një prone në vlerë 250 mijë euro...
Mazgit, policia gjen në një veturë marihuanë në vlerë rreth ...
Arrestohen dy persona për posedim të marihuanës në Prishtinë