Google ADS

Moti në Shqipëri

07:56 | 1 Gusht 2022
A. B.

Shqipëria mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm përgjatë gjithë 24 orëshit, duke bërë që kthjellimet të dominojnë pjesën më të madhe të vendit tonë në orët e paradites.

Sipas MeteoAlb, pas mesdite pritet të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat do të shfaqen në zonat malore dhe në zonën e ulët, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 18°C deri në 39°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjell dallgëzim 3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme