Google ADS

Moti në Shqipëri

08:31 | 16 Qershor 2022
E.H

Shqipëria mbizotërohet nga motit i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare gjate orëve të paradites por pjesa e dytë e ditës do të sjelle vranësira disi më të dendura ku më të theksuara do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor, duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin Jugor-Juglindor.

Parashikohet që orët e mbrëmjes të sjellin përmirësim të dukshëm të motit duke ri- kthyer kthjellimet në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por konstante vijojnë temperaturat e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 32°C.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veri – veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët./abcnews/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme