Moti në Shqipëri

07:55 | 11 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Kthjellimet do të dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur priten kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë vendin, më të dukshme në zonat malore juglindore dhe pjesërisht në qendër duke rrezikuar momente te ,shkurta me shira.

Sipas Meteoalb edhe pasditja vijon me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet det dallgëzim 2 – 3 ballë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme