Google ADS

Moti në Shqipëri

08:02 | 18 Maj 2022
Fjolla Bajraktari

Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi gadishullin e Ballkanit, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites. Orët e pasdites, sjellin grumbullim te vranësirave duke rrezikuar shira kovektive, më të mundshme në zonat Lindore.

Parashikohet që orët e vona të natës të ri-sjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë./abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme