Mot me diell dhe në vendet malore me reshje shiu do të mbajë në Shqipëri gjatë kësaj jave.
Meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani tha se kjo javë do të jetë me mot të mirë.
“Do të kemi orë të shumta me diell, kryesisht gjatë ultësirës perëndimore, ndërsa herë pas here në zonat malore do të kemi kalime të pakta të vranësirave,” u shpreh Osmani i cili sqaroi se këto vranësira mund të sjellin momente me pak shi.
Reshjet e shiut ka shumë mundësi të nisin nga e premtja pasdite, tha meteorologu. Ai shtoi se fundjava do të përfshihet nga rrebeshe afatshkurtra.
Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten në dominimin e kthjellimeve, thotë Osmani/Euronews Albania/
Votat e Valon Behramit për Topin e Artë si analist i “...
LDK thotë se nuk u ndërtuan çerdhet e premtuara, reagon Qeve...
Haradinaj: Pasiguria e krijuar nga qeveria ka ndikuar negati...
KFOR-i përkujton ushtarët e parë britanikë që humbën jetën n...
De la Fuente kritikon Real Madridin për mos pjesëmarrjen në ...
Izraeli thotë se diskutimet për armëpushim do të vazhdojnë