Tekat e motit si dhe ulja e ngritja e temperaturave përgjatë muajit mars ka shkaktuar dëme te fruti-kultura në disa fshatra të Korçës.
Drufrutorët që çelën më herët kanë pësuar edhe më shumë dëme, pasi ulja e temperaturave shoqëruar edhe me reshje dëbore, ka prishur thuajse gjysmën e drurëve të frutikulturës.
Dëme të tilla në asnjë rast nuk janë dëmshpërblyer nga qeveria, prandaj specialistët thonë se ka ardhur koha që fermeri të shkojë drejt sigurimit të parcelave të tyre.
Nga ana tjetër, asnjë kompani sigurimi nuk merr përsipër dëmet e shkaktuara nga natyra në bujqësi, nëse parcelat janë në qiell të hapur.
Bashkimi i fermerëve në shoqëri të përbashkëta shikohet si e vetmja mundësi që mund të garantojë mbështetje, por edhe më shumë siguri në produktivitetin e prodhimeve dhe shitjen e produkteve bujqësore. /A2 CNN/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend