Moti me diell dhe temperatura të larta ka gjallëruar bregdetin ku qytetarë e turiste të shumtë iu drejtuan këtë të diel Vlorës dhe Durrësit.
Ndonëse sezoni turistik ende nuk ka nisur, në Vlorë plazhi publik është pastruar.
Shumë qytetarë kanë zgjedhur të shëtisin pranë bregdetit apo të ndjekin koncerte në Lungomare.
E njëjta situatë ishte dhe në plazhin e Durrësit. Durrsakët shpresojnë për një sezon të mbarë turistik. Ata kërkojnë më shumë pastërti, hapësira publike dhe siguri.
Plazhi i Durrësit futet ndër plazhet më të frekuentuara në vend përgjatë stinës së verës.
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme P...
Arrestohen tre persona në Pejë, për vepra të ndryshme penale
Vrasja e të riut nga Peja në SHBA, reagon motra e viktimës: ...
“Nuk do të kemi mëshirë ndaj askujt”, Mickoski e quan akt ag...
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...