Moti i përkeqësuar dhe me dallgë të cilat arrijnë deri ne 8 balle në det te hapur dhe afërsisht 6 ballë brenda gjirit kanë pezulluar edhe të shtunën lundrimin detar. Prej 48 orësh trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka kryer asnjë lundrim. Kapiteneria ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të lundrimit, për shkak të motit të keq.
Si pasojë e erërave të forta disa pemë dekorative në zonën e Lungomares janë thyer, po ashtu dhe shumë biznese përgjatë bregdetit kanë pësuar dëme.
Edhe në Durrës, është e njëjta situatë. Një nga dy tragetet e linjës Bari-Durrës për shkak të detit të trazuar është detyruar të ndryshojë kursin e lundrimit duke regjistruar një vonesë mbi 3 orëshe në mbërritje. Anijet e peshkimit kanë pezulluar lundrimin, ndërsa hasën problem në përpunimin e anijeve tregtare, raporton Tch.
Burime nga Kapiteneria e portit të Durrësit thanë se vonesa në lundrim është shkaktuar nga deti i trazuar në dy anët e Adriatikut. Sipas kapitenerisë me ndryshimin e drejtimit të erës në veri-perëndim, e diela pritet të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike.
Gjendja më e renduar raportohet nga Gjirokastra. Reshjet vijojnë me intensitet prej 24 orësh. Liqeni i Viroit ka shkatërruar digën provizore duke dalë në rrugë e vështirësuar qarkullimin e mjeteve në aksin kombëtar Gjirokastër-Tepelenë. Policia orienton qarkullimin me një sens në këtë pjesë të aksit.
Probleme ka në Dropull ku qarkullimi drejt fshatrave Llongo dhe Koshovicë është bllokuar nga prurjet e Drinos dhe shkatërrimi i urave provizore që u ndërtuan pas përmbytjeve të dhjetorit. Në disa zona të qarkut dhe dy lagje të qytetit raportohen rrëshqitje të reja dherash.
Një mot i rënduar me reshje të dendura ka mbërthyer edhe kryeqytetin. Erërat e forta rrezuan një shtyllë të tensionit të lartë në afërsi të Shkollës së Bashkuar. Për fat të mirë nuk ka patur persona të lënduar.
Në Tropojë një elektricist humbi jetën ndërsa rregullonte një defekt elektrik në fshatin Rragam. 32 vjeçari mbërriti i pajetë në spital nga banoret e zonës.
Moti i keq ka shkatërruar edhe një pjese të parkut kombëtar të Divjakës. Edhe në rrugën që lidhë Divjakën me këtë park, erërat rrëzuan pishat duke bërë që të bllokohet rruga.
Fatmirësisht nga rënia e pishës nuk u rrezikua asnjë automjet të cilët ishin të shumtë në këtë fundjavë në Parkun e Divjakës. Rruga mbeti e bllokuar për disa minuta. U nevojit ndërhyrja e punonjësve të ndërmarrjes së Zonave të Mbrojtura të Divjakës, të cilët bënë të mundur prerjen e penës dhe pastrimin e rrugës.
Në Divjakë kjo është një dukuri e njohur sa herë që ka erëra të forta për arsye se rrënjët e pishave janë në thellësi të vogël.
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...