Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar probleme në portet e vendit. Reshjet e shiut dhe era e forta kanë shkaktuar probleme në portin e Vlorës.
Ka pasur permbytje dhe ankorim me 45 minuta vonesë të tragetit, ndërkohë që kushtet e vështira atmosferike në portin e Sarandës kanërë që të pezullohet linja me Korfuzin.
Të dhënat e fundit për situatën në porte
Në Portin e Durrësit, pavarësisht reshjeve të shiut, situata paraqitet normale.
Në Portin e Vlorës ka patur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës por pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka probleme. Trageti u akostua me 45 minuta vonesë për shkak të kohës së keqe.
Në Portin e Sarandës, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, linja Korfuz-Sarandë-Korfuz nuk do të operojë.
Në Portin e Shengjinit, nuk paraqiten probleme dhe puna vazhdon normalisht.
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanic...
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person