Moti i keq në Shqipërinë, përmbytje në Durrës

13:39 | 3 Nëntor 2023
KRG

Mot i keq ka përfshirë Shqipërinë. Thuajse në të gjitha qytet ka pasur reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Ndërkohë paralajmërohet se stuhia Ciaran pritet të mbërrijë edhe në Shqipëri.

Zonat më problematike pritet të jenë Shkodra, Lezha, Elbasani, Korça, Tirana. Parashikohet se reshjet e shiut do të vazhdojnë gjatë gjithë natës, ndërsa paraditja e të shtunës, pritet të jetë një situatë edhe më alamante.

Sipas meteorologëve,  ky është kodi i kuq, pasi do ketë edhe përmbytje, për shkak të stuhisë e cila ka prekur të gjithë europën.

Në disa qytete tashmë janë vënë re problemet e para, në Tiranë duket se errësira ka pushtuar qytetin ndërsa era e fortë dhe shiu i dendur, kanë shkaktuar edhe probleme në trafik.

Në Durrës rrugët janë përmbytur për shkak të reshjeve të shiut.

Në Shkodër një pemë është rrëzuar për shkak të erës së fortë dhe ka rënë mbi disa automjete në qendër të qytetit. /euronews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme