Moti i keq në Shqipëri, policia nuk lejon qarkullimin e mjeteve pa pajisje dimërore

09:01 | 13 Janar 2025
E.H

I gjithë territori i Shqipërisë është përfshirë nga reshjet e shiut dhe dëbora duke shkaktuar probleme në lëvizjen e mjeteve në disa akse rrugore.

Në aksin nacional Përrenjas-Qafë Thanë ka prani të dëborës dhe ngricave. Aktualisht rruga është e kalueshme, por me vështirësi. Policia nuk lejon kalimin e mjeteve te pa pajisura me zinxhirë dhe goma dimërore.

Për sa i përket aksit tjetër Librazhd-Peshkopi, është thuajse i pakalueshëm për shkak të ngricave dhe trashësisë së dëborës që i ka kaluar 50 cm. Ndërsa termometri ulet në vlerën 7 gradë Celsius.

Disa fshatra janë bllokuar në bashkitë Përrenjas dhe Librazhd./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm