Google ADS

Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për kujdes

19:46 | 22 Nëntor 2024
R J

Moti i keq që ka përfshirë Shqipërinë, me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, ka detyruar Policinë e Shtetit, që tu bëjë thirrje drejtuesve të mjeteve, udhëtarët dhe këmbësorët, që të jenë të kujdesshëm.

Policia këshillon shoferët që të bëjnë kujdes të madh me shpejtësinë, duke e mbajtur të ulur atë, pasi ka prezencë uji në rrugë në disa qarqe të vendit. Ajo kërkon edhe respektimin e tabelave rrugore si dhe dhënies përparësi këmbësorëve, por edhe kërkon mospërdorimin e telefonit celular dhe vendosjen e rripit të sigurimit.

Sipas policisë, nuk duhen kryer në asnjë mënyrë parakalimeve të gabuara, të cilat mund të sjellin aksidente. Nga ana tjetër edhe përdoruesit e monopatinave, motorëve apo biçikletave, këshillohen që të përdorin veshje fosforeshente.

“Nisur nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, Policia Rrugore apelon për:

-Kujdes maksimal për përdoruesit e rrugës

-Moderoni shpejtësinë, pasi në  disa akse rrugore ka prezencë të  ujit

-Jepini përparësi këmbësorëve dhe respektoni sinjalistikën rrugore

-Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit të mjetit dhe vendosni rripin e sigurimit

-Mos kryeni parakalime të gabuara

-Drejtuesit e motomjeteve, biçikletave dhe monopatinave: Të veshin jelek fosforeshent gjatë natës për të shmangur përfshirjen në ngjarje rrugore

-Këmbësorët: Të tregojnë kujdes maksimal kur kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin

Policia Rrugore është në detyrë për të parandaluar ngjarjet rrugore dhe për t’ju ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës në nevojë.

Kontributi i të gjithëve është thelbësor për të shmangur aksidentet dhe për të eliminuar vonesat në trafik. Për çdo problematikë që lidhet me punën e Policisë, telefononi në numrin pa pagesë 112″., njofton policia./rtsh

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme