Reshjet me intensitet të mëngjesit të kësaj të mërkure, ia lanë vëndin një situate më të qëndrueshme në mbrëmje.
Ujërat që vërshuan në rrugë e trotuare në disa prej qyteteve kryesore të vendit janë tërhequr duke sjellë normalizim të situatës dhe të qarkullimit.
Qytetet që u preken më shumë nga moti i keq ishin Tirana, Durrësi dhe Vlora, ku ujërat përmbytën rrugë kryesore, duke sjellë vështirësi në kalim si për automjetet ashtu edhe për këmbësorët.
Reshjet me intensitet të lartë shkaktuan probleme edhe në qarkun e Lezhës, ku përroi i Zmejës në Rrëshen doli nga shtrati dhe përmbyti disa banesa.
Për rrjedhojë uji shkaktoi dëme të mëdha në pajisjet elektroshtëpiake dhe mobiljet nëpër shtëpitë ku vërshoi uji.
Si pasojë e prurjeve të larta të përrenjve në aksin Skuraj – Burrel pati rënie të inerteve çka solli bllokimin e përkohshëm të rrugës.
Zëvëndës Kryeministrja Belinda Balluku njoftoi se qarkullimi në akset kryesore po kryehet normalisht, ndërsa grupet në terren vijojnë punën për heqjen e inerteve në rrugët ku pati rrëshqitje të gurëve dhe inerteve.
Në porte, situata i është kthyer normalitetit, ku tashmë nuk ka kufizm dhe pezullim të mjeteve te vogla lundruese, ndërsa tragetet po operojnë si zakonisht.
Sa i takon energjisë elektrike, zona e Kavajës paraqitet më problematike dhe deri më tani janë 18 fidera jashte funksionit.
Por reshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit në Kaskadën e Drinit dhe në tre hidrocentralet Fierzë, Koman, Vaun e Dejës./Tv Klan
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...