Google ADS

Mot në Shqipëri me vranësira dhe shi, si pritet të jenë temperaturat

07:30 | 26 Mars 2024
E.H

Pritet rënie e vlerave barike në territorin e Shqipërisë, për pasojë orët e paradites do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave si fillim në veri të vendit dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin duke sjellë reshje shiu e dëbore.

Më të theksuara reshjet do të jenën në zonat veriore dhe verilindore të vendin.

Ndërkohë parashikohet përmirësim i kushteve atmosferike vetëm në orët e vona të mbrëmjes kur do të ketë edhe rikthim të kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira dhe reshje dëbore zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë qëndrojnë konstante në vlerat minimale por rriten maksimalet në qendër dhe jug duke luhatur vlerat ditore nga 1 °C vlera minimale deri në 20°C vlera më e lartë në e cila do të shënohet në Jug të vendit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi permanent verior për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 5 ballë./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme