Google ADS

Mot me vranësira në Shqipëri

08:35 | 17 Qershor 2018
Arbresh.info

Sipas MeteoAlb në Shqipëri paraditja vijon me kthjellime e vranësira të shpeshta; më të dendura pas mesditës në zonat malore ku pritet ketë rrebeshe të përkohshme shiu.
Por shira të izoluar do ketë në zonat qendrore ndërsa thuajse i gjithë bregdeti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta deri në mbrëmje kur kthjellimet shtrihen në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 13 – 32°C. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke bërë që në det të krijohet dallgëzim 2 ballë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme