Google ADS

Mot me shi edhe në Shqipëri

08:14 | 3 Prill 2019
Arbresh.info

Moti në Shqipëri gjatë ditës së sotme parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura në të gjithë territorin.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit. Përgjatë relieveve malore reshjet do të jenë me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek.

Temperaturat minimale do të jenë 5 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet 21 gradë celsius.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme