Mot me diell dhe rriten sërish temperaturat në Shqipëri

08:20 | 5 Shkurt 2021
Arbresh.info

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë një mot me diell në të gjithë territorin.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 02°C në 08°C, në zonat e ulëta nga 11ºC në 15°C dhe në zonat bregdetare nga 14°C në 17°C.

Era do të fryjë në drejtim Jugor-Juglindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme