Moti i paqëndrueshëm do të kushtojë territorin e Shqipërisë si pasojë e kalimit të një sistemi frontal i pasur me lagështirë, ku vranësirat e dendura do të jenë dominante.
Më të theksuara në zonat verilindore dhe juglindore, ku priten edhe rrebeshe të izoluara shiu. Herë pas here do të ketë intervale me kthjellime. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të shtojë vranësirat duke rrezikuar rrebeshe shiu në të gjithë territorin e vendit, më të dukshme në shtrirjen lindje – juglindje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në orët e mëngjesit, por ulen ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 15°C minimalja deri në 35°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë./abcnews.al
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...