Google ADS

Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

07:46 | 23 Dhjetor 2024
E.G

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin Shqiptar duke karakterizuar kushtet e motit ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominante; më të theksuara në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër; në zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore.

Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të vijojë me kushte të paqëndrueshme atmosferike ku vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës do të jenë prezente, por në sasi të pakta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 14°C vlera maksimale e cila pritet në Elbasan dhe Fier.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht Jugor – jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosovë

Pjesa më e madhe e territorit të Kosovës; do të paraqitet me vranësira të dendura të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillim duke sjellë reshje shiu dhe dëbore; më të theksuara reshjet do të jenë në skajin verior dhe veriperëndimor;

Parashikohet që orët e pasdites dhe gjatë natës; vranësirat dhe reshjet të mbeten prezent në të gjithë Kosovën, por në sasi më të pakta; Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët në Podujevë deri në 7°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Jugperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Do të vijojë pjesa më e madhe e territorit të MV; nën ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut dhe dëborës, por orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin prezencë më të shpeshtë të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu si edhe dëborë në zona të thella malore; më të dukshme reshjet priten në zonat jugore dhe jugperëndimore; Parashikohet që edhe gjatë natës vranësirat dhe reshjet të mbeten dominante në të gjithë republikën e MV, por ulet intensiteti i tyre.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në vlerat minimale, por vijojnë kostante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 9°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup.

Ndërkohë; era do të paraqitet mesatare deri e fortë gjatë mbrëmjes duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.

Europa

Një qendër e fuqishme ciklonare e zhvilluar; në Europën veriperëndimore me ndikim deri në Qendër të kontinentit do të sjellë; vranësira, reshje të dendura shiu dhe dëbore përkatësisht në; ishujt Britanikë, Europën Qëndrore si edhe rajonin e Ballkanit.

Po ashtu; brigjet e Egjeut dhe detit të Zi do të përfshihen nga një sistem frontal duke sjellë shira intensivë dhe erëra të fuqishme, ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë do të paraqiten gadishulli Skandinav si edhe gadishulli Iberik.

/abcnews.al/

Të ngjashme