Dëbora dhe erërat e forta pushtuan Veriun e vendit prej mbrëmjes së djeshme. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Rruga e Kombit po mbushej me dëborë, ndërsa gjatë të gjithë gjatësisë së saj nuk lëvizte asnjë dëborëpastruese. Vetëm gjatë mëngjesit nisi pastrimi.
Kjo e enjte e gjeti Dibrën nën pushtetin e dëborës dhe temperatura disa gradë nën zero. Moti ekstrem ka paralizuar prej mbrëmjes së të mërkurës edhe Bulqizën, ku më shumë sesa dëbora, problematike është era e fortë në rrugë.
I vështirë është qarkullimi për shkak të erës në akset Kukës-Dibër dhe Kukës-Tropojë. Aksi rrugor Bulqizë-Peshkopi kalohet pa zinxhirë, po ashtu edhe akset Qafë e Buallit-Krastë dhe Qafë e Buallit-Klos, por prania e ngricave në rrugë vështirëson kalimin.
Dëbora ka paralizuar edhe Kukësin, të mësuar tashmë me këtë mot ekstrem, por kjo e enjte e gjen qytetin të boshatisur, me shumë pak lëvizje.
Edhe aksi Ura e Çerenecit-Stëblevë kalohet pa zinxhirë, ndërsa trashësia e dëborës ka arritur në orët e para të ditës në 20 cm. Moti i keq ka rënduar edhe më shumë situatën në Shkodër, duke rritur nivelin e ujit në rrugë dhe qytet.
Sinoptikani grek, Sakis Arnautoglu paralajmëroi motin ekstrem për Veriun e vendit, ndërsa hartës së rrezikut nuk i shpëton këtë herë as Jugu i vendit. Sipas tij, e shtuna dhe e diela mund të sjellin situata edhe më të rënduara për shkak të shtrëngatave të shiut.
Shifra të çmendura: Është llogaritur se sa fiton Neymar me ç...
Pamje nga një lum në Gjilan, Aliu thotë se po pastrohet e po...
Maqedonci dhe Komandanti i FSK-së vizituan ushtrimin fushor ...
Ish-eprori i UÇK-së, Xhevahir Geci i bashkohet PDK-së, do të...
Hoxha: Raportit nëntëmujor i Policisë së Kosovës njofton ulj...
Instruktorët turq trajnojnë ushtarët e FSK-së