Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka komentuar moskalimin në Kuvend të Shqipërisë të rezolutës për njohjen e gjenocidit ndaj boshnjakëve në Srebrenicë.
Ai thotë se ata që e kritikojnë moskalimin e kësaj rezolute, së pari duhet të lexojnë tekstin e saj.
Rama e ka quajtur “lojë të ulët” hedhjen e kësaj rezolute në Kuvend. Ai thotë se personi që e bëri këtë lojë është shpallur non-grata nga SHBA dhe është po i njëjti që ka thyer embargon kundër Sllobodan Millosheviqit.
“Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot, pse, me ç’rast? Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët! Lojë e ulët e një të shpalluri nga SHBA si i korruptuar dhe minues i demokracisë, që njihet botërisht edhe si thyerësi i embargos ndaj Sllobodan Millosheviçit dhe që kapet deri edhe pas kockave të viktimave të kasapit të Beogradit, për t’u ringjallur nga varri i tij politik!”, shkroi ai.
Ai e përfundon cicërimën e tij në rrjetin social Twitter duke thënë se “Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë”
“Keqardhje për ata që pa e pasur idenë fare të kësaj loje të ulët, ndjehet gabimisht të lënduar dhe neveri për ata që i shkojnë pas avazit të një të damkosuri si katran me bojë, po Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!”, përfundoi ai.
Ata që hidhen përpjetë për gjoja dështimin e një rezolute mbi Srebrenicën në parlamentin shqiptar, si fillim duhet të pyesin po ç’ne kjo rezolutë sot,pse,me ç’rast?Pastaj duhet të informohen mbi tekstin në fjalë dhe në fund duhet ta mësojnë se ajo s’ishte rezolutë po lojë e ulët!
— Edi Rama (@ediramaal) May 12, 2022
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe