Ngurrimin për të konfirmuar propozimet e kryeministrit Rama për ministra në kabinetin e tij, presidenti Meta e ka justifikuar me faktin se janë emra të rinj dhe figura të reja, për të cilët po bëhet detyra normale e verifikimit të integritetit të tyre, ndryshe nga emrat që vijnë nga politika apo Kuvendi, që si përfaqësues kanë kaluar disa filtra në të kaluarën.
“Unë po përmbush të gjitha detyrimet kushtetuese që ka Presidenti i Republikës në këtë rast. Sikurse e keni vënë re, të gjitha propozimet janë konfirmuar menjëherë, që vijnë nga politika, nga Kuvendi, pasi janë përfaqësues, të cilët kanë kaluar disa filtra në të kaluarën përsa i takon integritetit të tyre publik. Për të gjithë emrat e rinj apo figurat e reja që promovohen për ministra, pra që propozohen si të tillë po bëhet detyra normale, me shumë përgjegjësi për verifikimin e integritetit të tyre në mënyrë që të respektojmë institucionin e ministrit, si një institucion shumë të rëndësishëm kushtetues”, është shprehur kreu i shtetit.
I ndodhur në Kavajë, ai iu është përgjigjur përfaqësuesve të medieve, që kanë shprehur interes veçanërisht për mosdekretimin e shkarkimit të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, e po ashtu edhe zëvendësuesin e tij, duke e parë këtë lëvizje si ridimensionim të rolit të Presidentit të Republikës.
Sa i përket figurës së propozuar për ministër të Jashtëm, që në bazë të Kushtetutës si ministër duhet të mishërojë cilësitë e deputetit, Meta thotë:
“Brenda afateve dhe sa më shpejt që të jetë e mundur, jo duke pritur orët e fundit. Por kjo do të varet nga përgjigjja e institucioneve të cilave ne u jemi drejtuar. Do të bëjmë të gjitha veprimet përfundimtare dhe publike me transparencë maksimale”./TCH
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...