Arqipeshkvi Metropolit të Tiranë e Durrësit, Imzot George Frendo ka uruar Pashkët për të gjithë besimtarët.
Gjatë fjalës së tij, ai u ka bërë një thirrje të gjithë politikanëve në këtë kohë fushate që të mos përdornin një fjalor që krijon përçarje. Imzot Frendo thekson se të gjithë duhet të jetë në bashkuar për një Shqipëri më të mirë për të mirën e përbashkët se sa të mirën e partisë apo atë personale.
“Të gjithë ata që takuan Jezu Krishtin e ngjallur morën një urdhër, shikoni të lajmëroni vëllezërit e mi pra le të dëshmojmë mesazhin e Pashkës. Njeriu që e humbi besimin në Zot, i themi që vetëm në besim jeta jonë mund të gjejë domethënien e vet. Ia dëshmojmë atyre që vetëvriten që nuk shohin asnjë shpresë e u themi që ajo shpresë ju jep kurajo për të përballuar. Për ata që po vuajnë për shkak të covid, le të jetë kjo situatë një shkollë për ne që ishim bërë viktima të materializmit dhe konsumizmit. Jeta jote nuk është nën drejtimin e virusit por nën drejtimin e Jezu Krishtit. Shqipëria ka nevojë për ju të dashur të rinj, ju jeni e ardhmja e Shqipërisë, ngjallja e Krishtit shpall fitoren e dashurisë mbi lindjen e shpresës. Ëndrra e vetme e Jezusit ishte që me shembullin e tij të na tregojë rrugën e jetës.Dëshiroj t’ju them edhe dy fjalë politikanëve, ju lutem mos përdorni një fjalor që mund të bëhet rast përçarje mes nesh, jemi njerëz të krijuar në imazhin e Zotit, jemi të gjithë një popull, para se të jeni parti të ndryshme kërkoni atë që ju bashkon, më të mirën e përbashkët më shumë se sa të mirën e partisë apo atë personale, Krishti i ngjallur na kujton se jemi të gjithë vëllezër e motra, ju uroj paqe e dashuri”, tha Imzot Frendo.
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag