Google ADS

Mos ndërgjegjësimi për vetë-karantinim, qeveria bllokon Liqenin Artificial

18:12 | 14 Mars 2020
Arditë Shkodra

Të gjitha pikat hyrëse që të çojnë drejt parkut të liqenit artificial në kryeqytet janë bllokuar nga policia dhe ushtria, për të mos lejuar qytetarët të futen. Ky vendim i tillë erdhi pas mungesës së ndërgjegjësimit të qytetarëve të cilët nuk u mbyllën në shtëpi, por dolën shëtitje duke shkaktuar një grumbullim të madh në një hapësirë të vogël.

Frekuentimi i parkut të liqenit nga një numër i lartë qytetarësh ka detyruar autoritetet të mbyllin hyrjen në këtë zonë.

Ky vendim erdhi pas mungesës së ndërgjegjësimit të qytetarëve në ditën e verës, të cilët nuk u mbyllën në shtëpi, por dolën shëtitje duke shkaktuar një grumbullim të madh të qytetarëve në një hapësirë të vogël.

4 patrulla policie të mbështetura dhe nga forcat e ushtrisë janë vendosur në hyrjet e parkut të liqenit artificial në kryeqytetet, për të mos lejuar qytetarët të hyjnë.

Janë dashur rreth dy orë që i gjithë parku të boshatiset nga qytetarët të cilin kishin dalë nga banesat dhe po kalonin kohën e lirë.

Në brendësi të liqenit efektivët e policisë udhëzuan qytetarët për daljen nga perimetri, kërkesë kjo që u mirëkuptua prej tyre.

Tashmë liqeni është rrethuar me perimetër sigurie, nën mbikëqyrjen e forcave të shumta të policisë dhe ushtrisë.

Këto postblloqe do të vijojnë të qëndrojnë në këto park deri në një urdhër të dytë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme