Shoqata e Prodhuesve të Bukës Shqipëri rekomandon që buka të mos shitet më e prerë në feta, siç jemi mësuar ta marrim atë zakonisht në dyqanet e bukës, por të shitet si një e plotë.
Avni Nela, kreu i shoqatës së prodhuesve të bukës thotë për Top Channel:
Për arsye sepse buka kur del nga furra krijon një kore të vetën. E cila kjo kore nuk lejon që të hyjnë agjentët e tjerë mikrobi ose diçka tjetër. E dyta në qoftë se ne do ta presim këtë do të hyjnë shumë mikrobe brenda. E treta kjo bukë duhet të rrijë mbi 4-5 orë të kullojë, ai klienti vjen thotë më jep një bukë të ngrohtë. Buka e ngrohtë pritet, pasi ka marrë miliona mikrobe brenda. Në qoftë se një bukë pritet, pjesët e sharrës mbajnë mbetje dhe duke mbajtur mbetje dhe të gjitha mbetjet rrinë tek faqet e bukës. Nuk pranon mikrobi të hyjë këtu, sepse është e pjekur është kore e fortë. Ja do ta presim një bukë për ta parë se si funksionon. Shiko sa foje sharre mori. Shiko çfarë ndodh, kjo është shumë bukë e mirë dhe mori gjithë këto mikrobe, e vumë këtu ( mbi sharrë ) në do të përdorim qesen, e vumë në qese pastaj do e marrim dhe do e vendosim tek letra. Letra ka pjesën e vet, pastaj do e kapi goca ka disa prekje me dorë të paarsyeshme. Ne si shoqatë mundohemi t’i themi konsumatorit “merr bukë të pa prerë”
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...