Në orën 18:00 ka nisur protesta e Partisë Demokratike, të cilës i është bashkuar edhe Partia e Lirisë.
Në protestë pritet të mos ketë fjalime dhe është pjesë e aksionit të saj politik të “Mos bindjes civile”. Bazuar në lejen e kërkuar në polici, protesta pritet të zgjasë 4 orë dhe do të zhvillohet në disa zona të kryeqytetit. Skenari më i përfolur është ai i bllokimit të akseve rrugore dhe kryeqëzimeve më të rëndësishme të Tiranës.
Policia nga ana e saj ka marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së PD, ku përveç kryeministrisë, janë përforcuar me personel policor edhe disa institucione të rëndësishme të vendit.
Pa filluar protesta një gomë makine është djegur përpara presidencës./rtsh
Rezultuan me tuberkulozë, AUV asgjëson gjashtë gjedhe
Disa nga emrat që po fliten si pjesë e Big Brother VIP Kosov...
Protesta e opozitës në Tiranë, rrezikohet jeta e policit – m...
Osmani: Tahir Emra la pas një kontribut të jashtëzakonshëm n...
Putin do të takojë presidentin iranian teksa krizës në Lindj...
Merr flakë stacioni i autobusit, protestuesit i vënë zjarrin...