Një 41-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Kukësit pasi ka tentuar të kalojë kufirin me Kosovën me dokumente të falsifikuara.
Policia e Kukësit njofton se A. M., 41 vjeç, banues në Kosovë është arrestuar në flagrancë ndërkohë që është shpallur në kërkim një tjetër person, B. E, edhe ky banues në Kosovë.
“Si rezultat i kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në hyrje të PKK Morinë, është kaluar për kontroll në vijën e dytë automjeti tip autobus, ku udhëtonte si pasagjer shtetasi A. M. Gjatë kontrollit në valixhen e shtetasit A. M. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa dokumente të dyshuara të falsifikuara. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi B. E., i cili dyshohet të jetë i implikuar në këtë veprimtari kriminale. Vijon puna hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, me qellim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale“, thuhet në njoftimin e Policisë së Kukësit.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...