Morën peng katër pushues nga Kosova, arrestohen dy persona në Durrës

10:00 | 26 Korrik 2023
A Z

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit pasi akuzohen se kanë marrë peng katër pushues nga Kosova.

Sipas policisë mësohet se një nga autorët është edhe pronari i shtëpisë ku shqiptarët e Kosovës ishin akomoduar për të qëndruar gjatë ditëve të pushimit.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 13, në Durrës, pas kallëzimit nga disa shtetas të tjerë kosovarë, se dy shtetas një 49 vjeçar dhe një 48 vjeçar i kishin hequr lirinë atyre, në garazhin e banesës ku ata ishin akomoduar për pushime, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, shkruan abcnews.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se i kanë hequr lirinë përreth 45 minuta, duke i mbajtur në garazhin e banesës, katër shtetasve nga Kosova, të cilët ishin akomoduar për pushime në një shtëpi pushimi në pronësi të 48 vjeçarit me pretendimin se nuk kishin kryer pagesën për akomodimin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të ngjashme