Gjatë ditës së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Ambasada e Gjermanisë në Shqipëri nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zgjedhjet parlamentare të datës 25 qershor.
“Republika Federale e Gjermanisë po mbështet Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me pajisje teknike për të rritur sigurinë dhe përformancën e Sistemit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit të KQZ-së”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri e falënderoi ambasadoren Schutz për mbështetjen që qeveria gjermane po jep për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në funksion të zhvillimit të zgjedhjeve të lira, demokratike, transparente dhe të gjithëpranuara.
“Ndodhemi vetëm dy ditë para ditës së zgjedhjeve dhe rritja e sigurisë dhe performancës së sistemit të teknologjisë, ka një rëndësi të veçantë për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe pajisjet që merr KQZ nga projekti me Ambasadën Gjermane, ndihmojnë pikërisht për këtë, rritjen e sigurisë dhe performancës gjatë transmetimit të rezultateve paraprake”, tha Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri.
“Zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është një test i rëndësishëm dhe një gur kilometrik në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE”, u shpreh Ambasadorja Schutz.
“Për ne është kënaqësi të mund të mbështesim Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me pajisje teknike, për të garantuar vijimësinë pa probleme të procesit zgjedhor dhe – përtej vëzhgimit të këtij procesi nga OSBE/ODIHR – një mbikëqyrje të kujdesshme teknike të dhënies së votës dhe numërimit të saj”, citohet ambasdorja Schutz.
Më tej, Zguri dhe Schutz u bënë thirrje të gjithë qytetarëve me të drejtë vote, të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar dhe të marrin pjesë në zgjedhje.
Krahas kësaj, Qeveria Federale Gjermane ndjek me shumë vëmendje procesin zgjedhor dhe mbështet misionin e vëzhgimit të OSBE/ODIHR me 2 vëzhgues afatgjatë dhe 32 afatshkurtër./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...