Google ADS

Monika Kryemadhi: Nuk kam qenë kurrë e varfër

09:53 | 6 Prill 2019
Arbresh.info

Kryeministri Edi Rama, në disa qytete ku ka zhvilluar turin e tij “Bashkia që Duam” e ka quajtur të “varfër” dhe “fallxhore” kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi.

Në lidhje me këto sulme të Ramës, në emisionin “Repolitix” në , Kryemadhi u shpreh se ai nuk ka respekt për gratë.

Kryetarja e LSI-së, e quajti qeverinë e Ramës “eskortë”.

Ajo u shpreh gjithashtu, se nuk është dhe nuk ka qene ndonjëherë e varfër, si dhe sulmoi Ramën si mosrespektues të familjes, bashkëshortes dhe fëmijëve.

“Ai në përgjithësi nuk ka respekt për gratë.

Qeveria e tij është eskortë.

Është eskortë parash, është eskortë edhe për të tjera gjëra.

Le të shohë gratë në qeverinë e tij se e di gjithë Shqipëria se çfarë bëjnë.

Ai nuk është i qetë, batutat dhe barsaletat që tregon ai i thotë nga sikleti që ka.

Përsa i përket asaj që thotë ai unë nuk jam e varfër, nuk kam qenë kurrë e varfër sepse kam një familje shumë të mirë, kam tre fëmijë shum të mirë dhe një bashkëshort shumë të mirë.

Një njeri që nuk ka respekt për familjen e vet, për fëmijën e vet, për bashkëshorten e vet, nuk pres të më respektojë mua sepse nuk e dua respektin e tij”, tha Kryemadhi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme