Momenti tragjik kur 46 vjeçari humb jetën kur bie nga lartësia

23:12 | 27 Gusht 2020
Arbresh.info

Një 46-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme si pasojë e një aksidenti të ndodhur në momentin që ishte duke shkurtuar pemët që ndodhen në brigjet e Lumit Osum.

Top Channel ka siguruar edhe videon e momentit ku 46-vjeçari Shkëlqim Metkaj bie nga pema. Siç shihet në këtë video ai ka qenë duke prerë pemën, por në momentin që pema rrëzohet në tokë, 46-vjeçari humb ekuilibrin dhe bie nga lartësia.

Punonjësi i bashkisë nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme