Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë disa leksione mbi dashurinë dhe xhelozinë deputetit të LIBRA-s Ben Blushi gjatë seancës së sotme parlamentare.
Video dhe fotot e mëposhtme tregojnë momentet gjatë fjalës së Berishës, i cili i drejtohet si mjek Ben Blushit, shkruan syri.net
Fjalim që shkaktoi shumë të qeshuara në Parlament, por që në fund u duartrokit nga të gjithë deputetët.
Berisha – Blushit: Ishte marrëveshje sipas të cilës nuk do të kishte asnjë fjalim dhe unë do ti përmbahem kësaj. Nuk do të komentoj marrëveshjen pasi jam shprehur se ajo është win-win story. Por do të them vetëm dy fjalë.
Jam mjek. Duke të dëgjuar ty konstatoj një shpërthim xhelozie të papërmbajtur. Tani si mjek do të shpjegoj. Xhelozia është sentimenti që lind nga dashuria dhe i cili përbëhet nga frika se personi i dashuruar preferon tashti dikë tjetër. Këshilla ime prapë medikale është kjo: Mos harro asnjëherë, është e vërtetë që dashuria lind xhelozinë por xhelozia shkatërron dashurinë prandaj me karar se qëllimi yt është të kthehesh aty nga dole.
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...