Makina e shefit të paraburgimit Feim Alisinani u dogj mbrëmë gjatë natës më Vlorë. Ngjarja ndodhi në lagjen “Hajrro Cakerri”.
Abc ka siguruar pamjet e momentit kur autorët i vënë flakën automjetit tip “Nissan”.
Nga pamjet shihet se fillimisht drejt automjetit afrohet një nga autorët që vëzhgon zonën dhe pak momente më vonë pranë tij vjen edhe një person tjetër. Dy autorët, të cilët mbanin në kokë kapuç fillimisht thyejnë xhamin, më pas hedhin benzinë brenda në mjet.
Pasi i vënë flakën ata largohen menjëherë me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që automjeti u shkrumbua nga flakët.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes. Mësohet se pista kryesore që po ndjek policia është ajo që lidhet me ushtrimin e detyrës së shefit të Paraburgimit.
Në dëshminë që ka dhënë vetë ai këtë ka deklaruar se dyshon që gjithçka mund të lidhet me detyrën. Megjithatë ka theksuar se nuk ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...