Disa persona janë arrestuar nga policia e Shqipërisë në Korçë si të dyshuar për hedhjen e gazlotsjellësit në Festën e Birrës në Korçë, atje ku po mban koncert edhe këngëtari serb, Goran Bregoviq.
Gazeta Express ka siguruar pamje nga momenti i ngjarjes, ku shihen disa persona duke u përcjellë nga forcat shqiptare deri tek vetura e policisë.
Ende nuk dihet numri i saktë i të arrestuarve.
Gazlotsjellësi ishte lëshuar në mes të turmës, ku në mesin që e personave të pësuar ishte edhe një fëmijë.
Përkundër kësaj, Bregoviq po e vazhdon koncertin në Festën e Birrës, në natën e fundit të saj.
Këngëtari serb është kundërshtuar zëshëm si në Kosovë dhe në Shqipëri për mbajtje koncerti, i cili është akuzuar për se këngët e tij nxitën nacionalizmin serb dhe nxitën ushtarët serbë të shkaktojnë masakra në Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinë.
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit
Sot prezantohen rezultatet përfundimtare të regjistrimit të ...
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë