Google ADS

Momenti i arrestimit, del fotoja e autorit të dyshuar që vrau biznesmenin Goro

11:33 | 17 Tetor 2020
Arbresh.info

Policia arrestoi paraditen e sotme autorin e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë.

Kliti Leka dyshohet se ekzekutoi Niko Goron në Himarë në orën 09:00 të mëngjesit duke tentuar të largohej më pas, por u kap në zonën e Livadhit.

Në dëshminë e parë të Lekës ai është shprehur se kishte probleme pronësie me Goron pasi i kishte dhënë tokën për të ndërtuar pallat, por ky i fundit nuk e kishte paguar.

Kliti Leka, autori i dyshuar i vrasjes se Niko Goros ne Himare
Autori i dyshuar ishte parë që mbrëmë në Himarë ku dyshohet se po përgatiste vrasjen e Goros. Më herët ka patur një konflikt fizik mes tyre.

Në momentin e kapjes, policia i sekuestroi Lekës edhe një pistoletë si edhe një automatik tip kallashnikov./Albeu.com

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme