Federica Mogherini deklaroi se hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë është hap pozitivi i përafrimit të Shqipërisë dhe i shërben për të përgatitur terrenin për afrim me BE.
Duke theksuar se kolegji është një mundësi por duhet që edhe institucionet e vendit të realizojnë detyrat përkatëse, Mogerinit, nënvizoi se, kolegji është një hap pozitiv pasi i shërben Shqipërisë, Rajonit dhe Kontinentit Europian.
Pyetjes së gazetarit Noljan Lole mbi skepticizmin që kanë shqiptarët në lidhje me dëshirën që BE ka të zgjerohet me Ballkanin, Mogerini ju përgjigj se shqiptarët ka arsye të jeni skeptik sepse dhe unë theksoi ajo, kam qenë e fulstruar dhe jam ndjerë skeptike në atë kohë.
“Kolegji I Evropës është një Institucion I Akademisë I specializuar në studime evropiane. Kujtojmë Kolegji I Evropës hapi dyert në datën 7 shtator për 32 studentë nga 21 vende të ndryshme të Evropës, të cilët do të studiojnë në kryeqytetin shqiptar.I themeluar 75 vjet më parë , pra dhe më herët para se sa BE të ekzistonte. ishte një projekt novator që kishte si qëllim të bashkonte brezat dhe për ti bërë gati për integrimin europian” tregoi ajo për rtsh.
Ideja e këtij Kolegji, u shpreh Mogerini, “nisi në Kongresin e Hagës 1948 së bashku me të tjera nisma si ajo e themelimit të Këshillit të Europës. qëllimi ishte që të specializoheshin brezat e rinj për të formësuar projektet për integrimin europian. Jo vetëm duke studiuar së bashku por dhe duke jetuar së bashku. Prioriteti ynë u shpreh ajo, është formësimi i një komuniteti njerëzish të rinj që së bashku me akademik të niveleve të larta dhe profesionist të merrnin eksperiencë dhe njohuri por njëkohësisht dhe të aftësohesh për të formësuar integrimin dhe lehtësuar procesin. Ne jemi shumë krenar që kemi një Kampus të tretë këtu në Tiranë”.
Ajo tha se ka shumë arsye të ndryshme pse u zgjodh Tirana për të hapur këtë Kolegj.
“Tirana është një destinacion perfekt për sa i përket aspektit logjistik se është e ndërlidhur mjaft mirë me pjesën tjetër të Evropës. Tirana është e lidhur nëpërmjet fluturimeve me gjitha kryeqytetet dhe qytetet kryesore europiane, por është shumë më tepër se kaq, besoj se Shqipëria është kthyer në një nyje të rëndësishme të angazhimeve rajonale, si për Ballkanin Perëndimor dhe për Evropën Juglindore. Ideja për këtë lindi gjatë Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që u mirëprit këtu në Shqipëri në 2022. Institucionet europiane, qeveria shqiture por dhe qeveritë e vendeve anëtare dhe të Evropës ishin të gjitha mbështetëse për këtë ide. Të gjithë u bindëm edhe më tepër se do ishte diçka e mirë jo vetëm për kolegjin që të zgjerohej por dhe për rajonin”.
I pyetur nga moderatori i emisionit Nolian Lole që pse pikërisht Tirana ku Shqipëria nuk është ende pjesë e BE-së dhe mos ndoshta kështu po ndodh dhe zgjerimi, Mogherini deklaroi se, “ mendoj dhe shpresoj që po ndodh sepse unë kam besuar se zgjerimi i BE-së me Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimore është në interes të Shqipërisë dhe vendeve ballkanike por dhe në interes të BE-së, kjo nuk është e fshehtë. Gjithmonë kam besuar tek kjo.
Ndaj më tej ajo tha se, Po ndodh! Janë shenja që i japim besueshmëri procesit.
“Mendoj se pikërisht, simbolika e hapjes së Kolegjit të Evropës që çel një Kampus në Tiranë është një e tillë. Nuk është rastësi që u çel një Kampus në Poloni për të përgatitur pranimin e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në vitet 90’ dhe më pas pranimi ndodhi”.
ndërsa pyetjes në lidhjen me skepticizmin e treguar nga shqiptarët për vullnetin e treguar nga BE për integrimin e vendit tonë në BE, Mogherini deklaroi se ju keni arsye të jeni skeptik sepse dhe unë theksoi ajo, kam qenë e fulstruar dhe jam ndjerë skeptike në atë kohë.
“Sidomos në 2019 kur Shqipëria e meritonte në mënyrë të qarë që të çeltë negociatat e anëtarësimit , i kishte bërë në mënyrë të qartë reformat e dakordësuar me Komisionin Europiane dhe pa pritur disa vende anëtare e shtynë vendimin e çeljes së negociatave. e gjithë kjo solli skepticizmin që thoni dhe është mëse i kuptueshëm”.
Mogherini gjithashtu ndahu dhe një mesazh për shqiptarët që dëshirojnë të bashkohen dhe të integrohen sa më shpejt me BE.
“Unë e di që shqiptarët duan kaq shumë ti bashkohen BE-së dhe vijojnë të besojnë tek kjo gjë është që ata mos të lejojnë që skepticizmi që i ka rrënjët tek ato që kanë ndodhur në të shkuarën , t’ju pengojë për të përfituar nga mundësia e krijuar tani. me të vërtetë është një dritare e hapur tashme sepse brenda BE-së ka një vetëdije që zgjerimi është në interes dhe të vetë unionit dhe jo vetëm në interes të Shqipërisë.”
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...