Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme, Federica Mogherini, në një intervistë të përbashkët për shtyp me kreun e diplomacisë greke nga Athina, ka deklaruar në mbrëmjen e se premtes se do të dëshironte personalisht që pas dy vitesh, kur mbaron edhe mandati i saj, i gjithë rajoni të ketë arritur në një pikë të pakthyeshme të ecurisë europiane.
E pyetur nëse është e kënaqur me ecurinë e reformave në Shqipëri, Mogherini ka deklaruar se puna që bëhet me Shqipërinë, por edhe me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, fokusohet në prioritetet që para së gjithash u referohen qytetarët e këtyre vendeve.
“Udhëheqja aktuale politike në Shqipëri është marrë veçanërisht me reformat në tëresi, por edhe me reformën kundër korrupsionit si dhe me gjithë ato reforma ekonomike dhe sociale që nevojiten”, ka thënë ajo.
“Me vendet e Ballkanit Perëndimor që nuk janë ende anëtarë të BE-së, ajo që po bëhet, është qasja dhe afrimiteti për të mbështetur reformat që kanë prioritet qytetaret, shoqëria, qoftë në fushën e qeverisjes, te shtetit të së drejtës, të luftës kundër korrupsionit, të reformave tradicionale dhe sociale. E gjithë kjo, së bashku, formojnë një objekt të vazhdueshëm të punës që bëjmë me të gjitha këto vende, përfshirë edhe Shqipërinë”, është shprehur Mogherini.
Gjithashtu, zyrtarja e lartë europiane ka nënvizuar se ka shanse që do të shfaqen në muajt e ardhshëm për sa i përket edhe çështjes së emrit të fqinjit verior të Greqisë,duke sqaruar se ka biseduar me ministrin e Jashtëm grek edhe për çështjen e dialogut Beograd-Prishtine dhe situatën në rajon.
Nga ana e tij, ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka thënë se Athina mbështet politikën që ndjek BE për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Konkretisht për Shqipërinë, ai ka theksuar se Athina i jep gjithnjë dhe kurdo që i është kërkuar, ndihmë Tiranës për të përmbushur pesë kriteret e përcaktuara nga Brukseli. /TCH
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA