Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një deklaratë për mediat pasditen e së premtes ka dhënë detaje mbi projektin e kabinetit të tij për qeverisjen me qytetarët, njofton Top Channel.
“Do ndajmë çdo projekt me përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të interesit, do diskutojmë me drejtues e administratorë ecurinë e punëve të përbashkëta”, ka deklaruar Rama, duke shtuar se nga nesër do të nisin takimet me kryetarët e bashkive dhe deputetët e qarkut.
Kryeministri ka bërë gjithashtu me dije se, është miratuar një proces që detyron çdo muaj anëtarët e kabinetit qeveritar dhe ekipet e tyre të shohin nga afër punët në sektorin e tyre në çdo qark të Shqipërisë.
“Këto janë përpjekje për të ndërtuar atë që konsiderojmë domosdoshmëri për Shqipërinë që duam”, ka thënë Rama.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...