Partia Demokratike dorëzoi të martën në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve.
Opozita thotë se këto familje ndodhen në një varfëri ekstreme. Në kërkesën e Partisë Demokratike theksohet se përjashtimi është abuziv, i bërë në procedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe në kushtet e ndjekjes penale.
“Nga kontaktet direkte, qindra kryefamiljarë kanë pohuar se nuk kanë para për bukë në kuptimin e parë të fjalës. Situata e verifikuar deri më tani është shkaktuar prej papërgjeshmërisë së qeverisë dhe ka rënduar gjendjen e këtyre familjeve në kufijtë e një drame njerëzore dhe të një emergjence kombëtare, pasi ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese për ta”, thuhet në kërkesën e PD.
PD thotë se me këtë përjashtim është shkelur edhe Kushtetuta. Kërkesa për mocion me debat u paralajmërua të hënën nga Lulzim Basha pas mbledhjes së grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Basha e cilësoi holokaust nxjerrjen e këtyre familjeve nga skema./Top Channel
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar