Dy kalimtarë mbetën të plagosur në një aksident rrugor të regjistruar mbrëmjen e sotme në Yzberisht.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10, në rrugën “Kadri Rroshi”, ku shtetasi SH.K, 39 vjeç, banues në Fushë Prezë, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë në tortuar ku dhe ka goditur dy kalimtarë të rastit, shtetasin M.B 29 vjeç dhe shtetasen F.C 25 vjeçe, të dy jashtë rrezikut për jetën
Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur mjetit dhe është larguar por pas kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Komisariatit të Policisë nr 6 është shoqëruar për veprime të mëtejshme në ambientet e Komisariatit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./oranews
Policia: Bëni kujdes, ngasja në mjegull është e rrezikshme
Hovenier: Vizita e O’Brien për ta avancuar Kosovën në rrugën...
Ambasadori Hovenier: Biseda të rëndësishme në takimet e O’Br...
“Komunikata e 59’të”, Fadil Geci për Ramë Bujën: Më tha kam ...
Avokati i Thaçit- Gecit: Po i shmangesh pyetjes dhe po i bën...
Gjyqtarët nga Kosova do të ndajnë drejtësi në ndeshjen e Con...