Google ADS

Mjerim dhe dhimbje në shtëpinë e shurdhë-memecëve, historia që i përloti të gjithë

21:27 | 1 Qershor 2018
Trina Galanxhi

Një histori rrëqethëse është vënë përballë publikut këtë herë nga “Shqiptarët për shqiptarët”.

Ngjarja ndodh në Elbasan në lagjen “5 maji” ku në një shtëpi të sajuar jetojnë 8 frymë.

“Gjyshja është sëmurë pasi nuk e ecën dot madje nuk është vizituar ndonjëherë më parë. Dy vëllezërit Shkëlqimi dhe Kujtimi janë shurdhë memecë.

Këtë paaftësi e kanë trashëguar nga e ëma. Shkëlqimi ka tre djem ndërsa Kujtimi nuk ka fëmijë. Shkëlqimi është babi i Besimit , Orgitos dhe Shabanit.

Thirrjet e Orgitos për ndihmë bëri që stafi i “Shqiptarët për shqiptarët” të shkojë të shikojë nga afër kushtet ku jetojnë familja Ruçi. Duke lotuar 14 vjeçari kishte marrë të atin, i cili nuk dëgjon as flet dot dhe kishin shkuar të dy për të takuar Elvis Naçin me shpresën se në muajin e Ramazanit njerëzit nuk do ta braktisin.

Gjatë intervistës djali nuk i përmbajti lotët për asnjë moment. Gjithë merakun e kishte tek gjyshja e sëmurë. Djali e kishte gjetur të rrëzuar përtokë disa herë pasi ajo as flet e as dëgjon dot. Gjyshja e bën të vuajë, i dhimbset pafund. “I tregova xhaxhi Elvisit për hallet e mia, për gjyshen që rrëzohet sa herë ecën. I tregova edhe për shtëpinë, njëherë na u fut në shtëpi gjarpri, e nxori babi jash të.

Kur bie shi pikon çatia. Ju lutem shumë na ndihmoni, më ndihmoni për të shëruar gjyshen dhe të më rregullojnë shtëpinë” thotë Orgitoja mes lotëve.

https://www.youtube.com/watch?v=PUgLRbf5bCY

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme