Mjeku rezulton pozitiv me Covid-19, në gjendje të rëndë te spitali infektiv

20:04 | 3 Korrik 2020
Arbresh.info

Koronavirusi infekton përsëri bluzat e bardha. Mësohet se një mjek ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ai ndodhet i shtruar në spitalin infektiv dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Institucionet shëndetësore, kryesisht QSUT, është kthyer në një vatër infeksioni të Covid-19.

Pak ditë më parë mjeku i hematologjisë Arjan Pushi, humbi jetën pasi u infektua nga ky virus.

Pushi ishte viktima e parë në radhët e bluzave të bardha në vendin tonë që prej shfaqjes së koronavirusit.

Në 24 orët e fundit u konfirmuan 90 raste të reja dhe u shënuan 3 viktima./oranews

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme